Njohja e patentave/ Autoritetet italiane përfundojnë procedurat. Zbulohet data kur hyn në fuqi vendimi

May 16, 2021 | 8:21
SHPËRNDAJE

Shumë shpejt, shqiptarët që do të shkojnë në Itali nuk do të kenë nevojë të pajisen me patentë shoferi vendase.

patentat

Ministria e Jashtme njofton se pala italiane ka përmbyllur procedurat dhe se marrëveshja do të hyjë në fuqi pas 60 ditësh.

Njoftimi:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se kanë përfunduar tërësisht procedurat e brendshme nga pala italiane lidhur me marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Italisë.

?Kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi pas 60 ditësh, më konkretisht më datë 12 korrik 2021.

Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes dy vendeve u dakordësua më 12 mars gjatë vizitës së Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në Itali.

❗Ndërsa më datë 18 mars, marrëveshja u firmos në Tiranë mes Ministres Xhaçka dhe Ambasadorit italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura