Njoftimi zyrtar/ Klubi kosovar konfirmon lajmin e “Panorama Sport” për arritjen e marrëveshjes me Devollin

Oct 25, 2020 | 18:31
SHPËRNDAJE

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi kosovar i Drenicës, ka konfirmuar lajmin e publikuar nga “Panorama Sport”, në lidhje me trajnerin Bledar Devolli, i cili ka arritur marrëveshjen për të marrë drejtimin e kuqezinjve nga Skënderaj.

devolli

Ashtu siç bëri me dije gazeta, tekniku gjirokastrit do të prezantohet ditën e nesërme në ambientet e klubit të ri, teksa do t’ia nisë menjëherë nga puna.

NJOFTIMI I DRENICËS:

Klubi arrinë marrëveshje me trajnerin Bledar Devolli!

Skenderaj – 25.10.2020

Sot gjatë ditës, drejtuesit e klubit tonë kanë arritur marrëveshje me trajnerin nga Gjirokastra, Bledar Devolli.

Trajneri 42 vjeçar, do të prezentohet nesër në ambientet e KF Drenica dhe që nga nesër do fillojë punën më ekipin tonë.

Devolli ka qenë më parë në futbollin kosovar te skuadra e KEK-ut, kurse në Shqipëri ka udhëhequr skuadrat: Luftëtari, Bylis, Kamza, Kastrioti, Tomori, etj.

Na prift e mbara!

Drenica

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura