NJOFTIMI i Ankandit të tretë i shpallur datë 21.12.2019

Dec 23, 2019 | 17:18
SHPËRNDAJE
  1. Autoriteti shitës: Rrapo Xhaferaj. Administratori i Falimentimit  të shoqërisë “EVIOR” Sh.pk –Vlorë. Adresa: Lagjia “11 Janari” , pranë ish ndërmarjes së Bonifikimit dhe KSHA -Vlorë, Nr telefonit 0693099166.
  2. Data e zhvillimit të ankandit 21 Janar 2020 ora 12:00
  3. Lloji i Procedurës standarde të ankandit : Shitjet me ankand të hapur. 
  4. Objekti i Shitjes:

1.* Fabrika e  prodhimit të letrës së guzhinës dhe higjenikeVlorë

2.* Automjet Transporti ATP me targë VL1849C

3.* Autoveturë JEEP me targë VL1797 C

  1. Përshkrim i shkurtër i objektit të shitjes: Objekti i mësipërm i shitjes ndodhet në qytetin e Vlorës , pranë ish ndërmarjes së bonifikimit. Ështe fabrikë e montuar në gjendje shumë të mirë pune, e blerë në vitin 2008. Shiten vetëm makineritë, pajisjet  dhe mjetet e transportit veç e veç ose së bashku.
  2. Subjektet e interesuara mund të njihen me asetet në adresën: Pranë ish ndërmarjes së Bonifikimit dhe KSHA -Vlorë, pasi të terheqin dokumentacionin në zyrën e administratorit të falimentimit, kundrejt tarifes 8000 lekë dhe të kenë paguar garancinë e ofertës prej 20%.

                                Vlera fillestare    e ankandit tretë është:

  1. Fabrika e  prodhimit të letrës së guzhinës dhe higjenike (komplet)  = 455 402 euro.
  2.   Automjet i transportit ATP me targë VL1849C = 1 420  Euro.
  3. Autoveturë JEEP me targë Vl1797 C= 1 368 Euro.
  4. Vendi i zhvillimit të ankandit: Zyra e administratorit të falimentimit, lagjia “ Hajro çakeri”, Rr. “Sulejman Delvina”, pallati “Murra” kati 3, pranë gjykatës së Faktit Vlorë.
  5. Ftohen subjektet e interesuara të paraqesin ofertat me zarf të mbyllur. Afati i fundit kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje është Data 14 Janar 2020 ora 15:00, pranë zyrës së administratorit të falimentimit, Vlorë.
  6. Oferta paraqitet në përputhje me pikën V, të standartit nr 5, të “Standarteve Kombëtare për Administrimin e Masës së Falimentimit” miratuar me VKM nr. 124 datë. 06.12.2013, duke paguar 20% të garancisë së ofertës .
  7. Do të shpallet fitues, pjesëmarrësi ofertues që ofron vlerën më të lartë në favor të autoritetit shitës për blerjen e  objektit të shpallur për shitje.
  8. Informacion mbi dokumentet e ankandit: Dokumentet standarde të ankandit përbëhen nga:
  • Formulari i njoftimit;
  • Kërkesa për pjesëmarrje;
  • Formulari i ofertës;
  • Ftesa për ofertë;
  • Formulari i njoftimit të fituesit;
  • Formulari i publikimit të njoftimit të fituesit;
  • Procesverbali i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.
  1. Kërkesa për pjesëmarrje, dokumentet dhe informacionet e kërkuara dorëzohen nga kandidatët blerës në kopje fizike, me postë ose dorazi, në vendin e përcaktuar në dokumentet e ankandit.

Administratori i Falimentimit

 Rrapo Xhaferaj 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura