NJOFTIM/ Për themelimin e “Shoqatës Shqiptare të Inxhinierisë Sizmike (S.S.I.S) – Albanian Association Of Earthquake Engineering (A.A.E.E)”

Jan 7, 2020 | 11:32
SHPËRNDAJE

NJOFTIM

Për themelimin e Shoqatës Shqiptare të Inxhinierisë Sizmike (S.S.I.S) – Albanian Association Of Earthquake Engineering (A.A.E.E)”

Në muajin Dhjetor të vitit 2019, në Tiranë u themelua organizata jofitimprurëse “Shoqata Shqiptare e Inxhinierisë Sizmike (S.S.I.S) – Albanian Association Of Earthquake Engineering (A.A.E.E)”.

Tërmeti i 26 Nëntorit, bëri që të finalizohej një iniciativë e diskutuar prej kohësh nga profesionistët e fushës për krijimin e kësaj Shoqate shumë të nevojshme për kushtet pas tërmetit.

Shoqata (S.S.I.S) – (A.A.E.E), së shpejti do të antarësohet në Shoqatën Europiane të Inxhinierisë Sizmike (European Association for Earthquake Engineering EAEE) duke ju bashkuar 33 Shoqatave kombëtare homologe.

Qëllimi i Shoqatës  i shprehur në Statutit e saj, ndër të tjera është: Promovimi i zhvillimeve dhe aplikimeve shkencore dhe teknologjike në fushën e Inxhinierisë së Tërmeteve, përmes bashkëpunimit me universitetet dhe institucionet e tjera në vendin tonë; pjesmarrja në rishikimet e Kodit Shqiptar për projektimin antisizmik dhe dhënie e kontributit në zvogëlimin e rriskut sizmik në Shqipëri; bashkëpunimi me shoqatat kombëtarë homologe, nëpërmjet shkëmbimit të informacionit, dhe pjesëmarrjeve në konferencat ndërkombëtare për Inxhinierinë e Tërmeteve.

Për më shumë vizitoni faqen zyrtare në internet: www.ssis.org.al.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura