NJOFTIM PËR PJESËMARRJE NË ANKANDIN PËR SHITJEN E PASURISË SË PALUAJTSHME

Feb 28, 2020 | 11:37
SHPËRNDAJE

NJOFTIM PËR PJESËMARRJE NË ANKANDIN PËR SHITJEN E PASURISË SË PALUAJTSHME

EPIDAM SHPK, shoqëri në falimentim, e përfaqësuar nga Administratorja e Falimentimit, njofton shitjen në ankand të hapur, të një pasurie të paluajtshme: ndërtesë dhe truall në proces legalizimi (“Pasuria”):

  • 1204,4 metra katrore truall;
  • 928.3 metra katrore ndërtim restorant;
  • 56.3 metra katrore truall (për banjat);
  • 56.3 metra katrore ndërtim për banjat;

e ndodhur në Qerret, Kavajë, e njohur si ish-restorant “Laguna Blu”.

Çmimi fillestar i ankandit është shuma 70 726 250 ALL. Mbi këtë shumë, pjesëmarrësit në ankand, mund të ofrojnë/konkurojnë me shumat e tyre. Ofertuesi me çmim më të lartë, pas thirrjes së tretë, shpallet fitues.

Nga data 01.04.2020 – 03.04.2020, të gjithë të interesuarit duhet të depozitojnë në adresën e adminsitratores së Falimentit (Rr. “Perlat Rexhepi”, Pallati 6, Hyrja 1, Kati 1, Ap. 5; Tel: +355 69 40 60 138; E-mail: [email protected]):

  1. Kërkesë për rregjistrim në ankand;
  2. Garanci në masën 14 145 250 ALL, të paguar në llogarinë bankare të Epidam shpk. Garancia, nëse do të jetë LG nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, duhet të jetë e llojit “e pagueshme me kërkesë të parë, e pakushtëzuar, e parevokueshme, e pavarur dhe autonome”, me afat vlefshmërie 6 muaj.
  3. Deklaratë Noteriale ku heqin dorë nga e drejta për rimbursimin e Garancisë vetëm për rastet e parashikuara në Standartin Kombëtar Nr. 5 (VKM 124/2013), titulli V.
  4. Deklaratë konfidencialiteti në lidhje me ruajtjen e informacioneve të marra gjatë procedurës së shitjes.

Ankandi do të hapet në datën 13.04.2020, ora 12:00.

Rregullat për zhvillimin dhe mbajtjen e ankandit janë të përcaktuara në kuptim të Standartit Kombëtar Nr. 5 (VKM 124/2013) , titulli V, pikat 11-31. Të interesuarit mund të realizojnë vizita në Pasuri, duke njoftuar paraprakisht dhe duke rakorduar me administratoren e falimentit.

Fituesi i ankandit dhe lista e renditjes së ofertuesve do të paraqitet në Gjykatë për miratimin në mbledhjen e kreditorëve, nëse janë rastet e parashikuara nga ligji i zbatueshëm.

Modelet e deklaratave, të kontratës së shitjes, të LG-se dhe të çdo akti tjetër të nevojshëm për pjesëmarrje në ankand, do t’i njoftohen çdo të interesuari, pa pagesë, përmes e-mailit, nga administratorja e Falimentit, të cilët janë të lutur të kontaktojnë në adresën e mësipërme të e-mail.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura