NJOFTIM: PER MBLEDHJEN E ASAMBLESE SE AKSIONAREVE TE SHOQERISE KLINIKA SHQIPTARE SH.A.

Nov 15, 2019 | 13:08
SHPËRNDAJE

NJOFTIM: PER MBLEDHJEN E ASAMBLESE SE AKSIONAREVE TE SHOQERISE KLINIKA SHQIPTARE SH.A.


Shoqeria Klinika Shqiptare me adrese ne Bulvd. “Gjergj Fishta”, Tirane, Kati i Pare, njofton aksionaret e saj per caktimin e mbledhjes se asamblese e cila do te zhvillohet me date 06 / 12 / 2019 dite e premte ora 15:30, ne seline e shoqerise.

Thirrja/njoftimi i dergohet te gjithe aksionareve te shoqerise per pjesmarrjen e tyre ne mbledhje duke u pajisur me nje mjet identifikimi, ne menyre qe te mundesohet identifikimi dhe pjesmarrja e rregullt ne mbledhje. Aksioneret te cilet per arsye nga me te ndryshmet nuk mund te paraqiten personalisht ne mbledhje, kane te drejte qe te perfaqesohen me prokure te posacme, ne perputhje me legjislacionin shqiptar ne fuqi.

Gjithashtu ju informojme se procedurat e votimit do te kryhen nepermjet ngritjes se dores sipas kerkeses, pra nese kemi miratim / pro, kundra, apo abstenime.

Rendi i dites do te jete:
1. Miratim e shitjes se pasurise se paluajtshme e llojit “Truall dhe Ndertese”, e regjistruar prane AShK Tirane me Nr. Pasurie 2/686, me adrese ne Bulevardi Gjergj Fishta, Tirane, ndodhur ne Zonen Kadastrale 8250, vol. 28, f. 99, me siperfaqe Totale 2925.20 m2, nga ku siperfaqe Trualli 2925.20 m2 dhe siperfaqe Ndertese 1.160 m2, në favor të Blerëses Shoqëria “EVITA” Shpk, me nje çmim/vlerë jo me te vogel se 2.500.000 Euro dhe total çmimi/vlera qe do te perfitohet nga shitja e kesaj pasurie, te kaloje teresisht per shlyerjen e detyrimeve qe shoqeria “EUROPEAN EDUCATION INITIATIVE HOLDING” sh.p.k ka dhe per garantimin e te cilave, eshte vendosur si garanci hipotekore pasuria e paluajtshme e llojit “Truall dhe Ndertese”, e regjistruar prane AShK Tirane me Nr. Pasurie 2/686, me adrese ne Bulevardi Gjergj Fishta, Tirane, ndodhur ne Zonen Kadastrale 8250, vol. 28, f. 99, me siperfaqe Totale 2925.20 m2, nga ku siperfaqe Trualli 2925.20 m2 dhe siperfaqe Ndertese 1.160 m2”. Kalimi i kesaj vlere do te behet ne perputhje me legjislacionin ne fuqi sipas Akt Marreveshjes tre paleshe. Ne rast te miratimit te kontrates se shitjes ne daten e nenshkrimit te saj do te procedohet me zgjidhjen e kontrates se qirase me Nr. 11185 Rep Nr. 3921 Kol. date 12.12.2017.

2. Miratimin per vendosjen si kolateral te pasurine me Nr. 2/686, volum 28, faqe 99 ndodhur ne zonen kadastrale 8250 per te garantuar Kredine qe shoqeria Evita sh.p.k. do te mare per te plotesuar cmimin e blerjes sipas pikes 1 te rendit te dites, kredi e cila do te meret prane “Credins Bank” sh.a.

3. Autorizohet Z. Gezim Bardhi (Administratori), qe te perfaqesoje shoqerine Klinika Shqiptare sh.a me tagra te plota dhe te pa kufizuara per nenshkrimin e Kontrates se Shit-Blerjes, Kontraten e Hipotekes si dhe cdo akti tjeter te nevojshem dhe perpara cdo subjekti Personi Fizik dhe/ose Juridik, Publik dhe/ose Privat me qellim realizimin e sa parashikuar ne piken 1 dhe 2 te rendit te dites. Autorizohet Z.Gezim Bardhi qe ne zbatim te Kontrates se Shit-Blerjes, te kaloje cmimin/vleren e perfituar nga shitja e pasurise per shlyerjen e detyrimit qe shoqeria “EUROPEAN EDUCATION INITIATIVE HOLDING” sh.p.k ka permes nenshkrimit te cdo urdher xhirimi dhe/transferte bankare dhe/ose duke miratuar kalimin e menjehershem te çmimit/vleres nga llogaria e shoqerise Klinika Shqiptare sh.a dhe/ose Bleresit dhe/ose llogaria OSS e Noterit ne menyre te drejtperdrejte ne llogarine e shoqerise “EUROPEAN EDUCATION INITIATIVE HOLDING” sh.p.k sipas percaktimeve te kontrates se Shit-Blerjes dhe ne zbatim te sa parashikuar ne piken 1 si me siper te rendit te dites.

4. Te tjera eventuale


Dokumentacioni i plote do ti bashkëagjitet ketij vendimi i cili do te dergohet me posten Shqiptare. Ne cdo rast aksionaret mund te paraqiten ne seline e shoqerise per sqarime dhe ose per dokumentacion shtese.

Bashkëngjitur ketij njoftimi ju lutemi te gjeni draft
Kontraten perfundimtare te shitjes si dhe akt marreveshjen
te cilat do te diskutohet ne teresi ne mbledhjen e asamblese.

“KLINIKA SHQIPTARE” SH.A. / J61824020O
PER MBLEDHJEN E ASAMBLESE SE AKSIONAREVE
TE SHOQERISE KLINIKA SHQIPTARE SH.A.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura