Njoftim për licencim

Mar 25, 2020 | 16:58
SHPËRNDAJE

enti

Në zbatim të nenit 40, pika 1 e ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike” i ndryshuar; nenit 19, pika 1, germa ”a”, të Rregullores për organizimin, funksionimin dhe procedurat e ERE-s; nenit 10, pika 8 të Rregullores për procedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transerimin, rinovimin ose heqjen e licencave në sektorin e energjisë elektrike, e ndryshuar, bëjmë me dije se shoqëria “Solaris Power” sh.p.k., ka aplikuar në Entin Rregullator të Energjisë për licencim në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike.

 

Me vendimin  nr. 48, datë 24.03.2020, Bordi  i ERE-s, filloi procedurën për licencimin e shoqërisë “Solaris Power” sh.p.k., në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike.

Ftohen palët e interesuara të shprehin opinionet dhe komentet e tyre me shkrim brenda 10 ditëve pune nga data e parë e publikimit të këtij njoftimi, pranë zyrave të ERE-s në adresën: Bulevardi “Bajram Curri”, Rruga “Viktor Eftimiu”, 1023, Tiranë, ose në postën elektronike, në adresën [email protected].

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura