Njoftim i rëndësishëm nga Policia: Për të gjithë drejtuesit që kalojnë në aksin Plepa – Golem…

Jul 22, 2018 | 11:08
SHPËRNDAJE

Policia Rrugore e Durrësit ka njoftuar të gjithë drejtuesit e mjeteve, se nisur nga fluksi i madh i mjeteve që qarkullojnë në fundjavë në segmentin rrugor Plepa – Golem, me qëllim sigurimin e lëvizjes së lirë dhe pa probleme në këtë aks këshillon drejtuesit e mjeteve sa më poshtë:

• gjatë orarit të pasdites të qarkullojnë në intervale kohe të ndryshme dhe jo në mënyrë të menjëhershme;

• të mos kryejnë manovra të gabuara si : parakalime, mos -respektim të normave të shpejtësisë, mos – ruajtje të distancës së sigurisë së mjeteve në lëvizje etj.

• drejtuesit e mjeteve që kanë ardhur me pushime në zonën e Golemit, Mali i Robit të qarkullojnë në drejtim të Mbikalimit të Kavajës për të dalë në autostradë për në Tiranë për shkak të ngarkesës.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor Durrës do të ndëshkojnë çdo drejtues mjeti që shkel normat e Kodit Rrugor.

Rruga-Plepe-Rrogozhine

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura