Njoftim i rëndësishëm mbi udhëtimet nga Shqipëria drejt vendit fqinj: Mund të lëvizin normalisht vetëm qytetarët që…

Nov 23, 2020 | 12:00
SHPËRNDAJE

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër ka bërë me dije se qytetarët që duan të lëvizin nga sot në drejtim të Malit të Zi duhet të kenë me vete përgjigjen e tamponit. 

mal

Ky rregull do të jetë i vlefshëm në javët në vijim deri në një urdhër të dytë. Vendimi është marrë në kuadër të masave që po vendosin vende të ndryshme pas shtimit të rasteve me Covid-19 në rajon.

Njoftimi i plotë

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër. Stacionet e Policisë Kufitare Hani i Hotit dhe Muriqan:

Njoftojmë të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Malit të Zi, se duke patur përgjigjen e tamponit të tyre, mund të lëvizin normalisht drejt vendit fqinjë.

Ky rregull do të jetë i vlefshëm për javët në vijim, deri në një urdhër të dytë, nga e hëna në të premte ora 22:00.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura