NJOFTIM/ FIFA merr vendimin drastik: Klubet të mos i lejojnë lojtarët të luajnë me kombëtaret

Mar 15, 2020 | 20:34
SHPËRNDAJE

FIFA i ndalon të gjitha klubet e futbollit botëror që të lejojnë futbollistët e tyre të aktivizohen në ndeshjet ndërkombëtare.

goal_fifa-cropped_m0s1b2vashu91n8dm61p8hsku

Duke patur parasysh rrezikun e infektimit me koronavirus dhe gjendjen e emergjencës të krijuar në shumë shtete të planetit, qeveria e futbollit botëror urdhëron që në interes të mbrojtjes së jetës së futbollistëve, të mos angazhohen me kombëtaret që përfaqësojnë.

Kujtojmë që FIFA u sugjeroi pak ditë më parë federatave të futbollit të çdo shteti të pezullojnë të gjitha ndeshjet ndërkombëtare për muajt mars-prill.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura