Njihuni me jetën luksoze të reperit shqiptar, Stresi bën ‘namin’ në mediat e huaja (Foto)

Oct 16, 2019 | 12:24
SHPËRNDAJE

Ai kohët e fundit është vënë gjithnjë e më tepër në vëmdje të medias për shkak të historisë së dashurisë me ish-të dashurën e tij Kejsin. Por mediat e huaja e kanë parë në një tjetër këndvështrim reperin shqiptar, Stresin.

Ai këtë herë ka marrë vëmendjen e prestigjozes gjermane, ‘Bild’. Në focus të gazetës gjermane është vënë jeta luksoze e Stresit dhe makinat e tij super të shtrenjta.

Artikulli nis me fjalët: Reperi nga Shqipëria xhiron videoklipin e tij me një BMË 5 gold. ‘Bild’ shkruan gjithashtu se makina e tij mund të arrijë nga 0 deri në 100 km vetëm në 3.8 sekonda dhe ka një çmim marramendës.

Artikullin e ka publikuar edhe Stresi në ‘Instastory’ duke e falenderuar prestigjozen gjermane për lajmin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura