Njihuni me hilet e të veshurit bukur. Si të dukemi elegante dhe jo vulgare

Oct 26, 2019 | 13:56
SHPËRNDAJE

Bota e modës ka gjithjë vend për ndryshim. E rëndësishme është të mos e teproni dhe të qëndroni brenda kuadrit të stilit tuaj. Sot ka shumë mundësi zgjedhjeje që nga aksesorët, këpucët e ndryshme apo pallton dhe mund të mos dish se kë të zgjedhësh.

Por këto rregulla do t’ju ndihmojnë që të dukeni gjithnjë elegante, me stil dhe pa e tepruar aspak.

Mos harroni të mbërtheni kopsat e fundit të këmishës

Këmishat nuk dalin asnjëherë nga moda dhe mund të vishen në mënyra të ndryshme por mos e teproni. Për t’u dukur sa më elegante, është e nevojshme të mbërtheni kopsat deri në fund dhe mund ta vendosni brenda xhinseve nëse ato janë me prer të gjatë por mund edhe ta lini sipër pantallonave.

Zgjidhni pantallonat sipas lartësisë së takave të këpucëve

Që të dukeni mirë dhe sa më elegante, është e nevojshme që pantallonat të zgjidhen sipas lartësisë së këpucëve. Nëse ato nuk janë në gjatësinë e duhur, këpucët do të duken të pakëndshme.

Aksesorët

Aksesorët janë plotësues por edhe e rregullojnë pamjen tuaj në tërësi. Një çantë me ngjyrë të fortë apo bizhu janë zgjedhja e duhur nëse rrobat vishen me të njëjtën ngjyrë. Por mos u mbingarkoni me aksesorë të panevojshëm.

Këpucët ‘nude’ janë gjithnjë të nevojshme

Këpucët ‘nude’ janë lehtë të kombinueshme me pothuajse të gjitha ngjyrat e veshjeve. Ato janë të domosdoshme për t’i pasur sepse bëjnë një koordinim të mirë të çdo tonaliteti apo ngjyre të lëkurës dhe praktikisht edhe të çdo veshjeje. Këto këpucë mund t’ju bëjnë që të dukeni sikur keni këmbë më të gjata.

Veshjet me ngjyra ju bëjnë të dukeni më të ‘gjalla’

Një numër i konsiderueshëm njerëzish janë të ‘tmerruar’ nga ngjyrat e forta në veshjet e tyre. Por nëse do të dini t’i kombinoni në mënyrë korrekte, kjo nuk do të jetë më një problem. Praktikisht, ngjyrat si e kuqja, bluja dhe e verdha shkojnë mirë me njëra-tjetrën. Vetëm mos e teproni me numrin e madh të ngjyrave në një veshje, në të kundërt do të duken veshje të lira dhe pa stil.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura