Njihuni me djalin e Bleonës, Jonny tashmë 3 vjeç!

Mar 31, 2015 | 11:29
SHPËRNDAJE

[portfolio_slideshow]

Ka vendosur ta quajë djalin e saj nga lidhja e ngushtë që ka me të. Dhe Bleona ka festuar ditëlindjen e qenit të saj Jonny Dogg gjatë spektaklit të X Faktor natën e mbrëmshme.

Ajo është ftuar së bashku me Jonny në skenë ku të gjithë kanë uruar 3-vjetorin e qenushit të bukur.

Bleona ka mbushur rrjetet sociale me foto të qenit teksa i ka dhuruar atij edhe një tortë me foto dhe me një qiri me numër 3 të ndezur.

“Unë dhe djali im Jonny Dogg në prapaskenë përpara se të festojmë ditëlindjen e tij”-ka shkruar ajo në një foto. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura