Njihet si një prej krimeve më të rënda të diktaturës. Dëshmia e nipit të njërit prej viktimave: Ekzekutim makabër. I futën në dy gropa! Asnjëri prej tyre nuk…

Aug 19, 2020 | 21:18
SHPËRNDAJE

Njihet si një prej krimeve më të rënda të regjimit komunist. 10 të pushkatuar e 4 të varur në litar. 14 të pafajshëm, më i riu 24 e më i vjetri 67 vjeç, u ekzekutuan në prani të qindra banorëve 17 gushtin e 1949-ës, pas një hetimi vetëm një javor. 

DTezSFiS

Vetë dosja hetimore pranon se asnjë prej tyre nuk ishte fajtor për vrasjen e sekretarit politik të Partisë Komuniste të Mirditës, por hakmarrja ishte e ashpër. Ngjarja e rëndë, njihet si Masakra e Qafë Valmirit dhe në 71-vjetorin e saj, pasardhësit kujtojnë viktimat.

Gjergj Marku, nipi i të pushkatuarit Ndrec Ndoj thotë se ekzekutimi ishte makabër dhe se vendimi u mor për pak ditë, pa pasur as prova për fajësinë e atyre burrave.

“I kanë marrë nga shtëpia, i kanë mbajtur 5 ditë atje dhe i kanë ekzekutuar. Më datë 17 i kanë ekzekutuar. Kanë bërë një ekzekutim makabër në prezencë të dhjetëra, qindra njerëzve. Nëse se zbatoni vijën e partisë, këtë fakt do të keni”, thotë ai.

Me çështjen merret drejtpërdrejt Mehmet Shehu dhe ka vetëm një hetues për 26 të pandehur. Gjykata e larte ushtarake me në krye Bilbil Klosin, merr vendim të formës së prerë. Të arrestuarit dërgohen në këmbë drejt Qafë Valmirit ku i pret një vdekje e vështirë.

“Hapen dy gropa. Ata ishin të lidhur me pranga dhe kur binte njëri tërhiqte dhe tjetrin, ranë të gjallë brenda”, tregon Gjergj Marku.

Të 14 mbetën në dy gropa të përbashkëta për 40 vite derisa eshtrat e tyre u rivarrosën në një varr monumental me 1991. 71 vite më pas, familjarët e atyre që viden pa faj, presin drejtësi.

“Kaq e zorshme është të kërkohet falje?”, thotë ai.

Pas masakrës së Qafë Valmirit, qindra familje të zonës u internuan në kampin e Tepelenës, ku pak prej tyre ia dolën t’i nxirrnin fëmijët të gjallë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura