Njihej si një nga personat më të rrezikshëm, ekzekutohet me 6 plumba tifozi serb

Nov 2, 2019 | 22:23
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Serbi, teksa është vrarë një nga tifozët e Partizanit të Beogradit.d0c9d50ecf6228144ac9

Ljubomir Markoviç, është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme, pranë një shkolle në Beograd. 37-vjeçari, u ekzekutua me 6 plumba në trup, me dy të fundit që i mori në kokë.

Si pasojë e kësaj personi në fjalë mbeti menjëherë i vdekur në vend. Gjithashtu Markoviç kishte edhe një armë me vete, por nuk mundi ta përdorë atë. Në vendin ku ndodhi ngjarja, kishte shumë kamera sigurie, dhe policia po punon për të identifikuar autorët.Ljubomir_Markovic_Ubistvo_Beograd_Foto_RAS_Srbija

Markoviç njihej si një nga personat më të rrezikshëm, pasi në vitin 2009, ai vrau një tifoz francez, të Tuluzit. Ai fillimisht u dënua me 30 vite burg, por më pas dënimi u ul në 15 vite dhe si përfundim bëri vetëm 8 vite, duke u lënë i lirë në vitin 2017.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura