“Njësoj si të kesh makarona përditë, të bën dëm”- Big Basta “mërzitet” nga Vesa Luma: Ka ardhur momenti ta ndërroj

May 20, 2020 | 11:03
SHPËRNDAJE

Vesa Luma dhe Big Basta janë një ndër çiftet më të dashura të showbizz-it shqiptar. Ata janë prindër të një djali dhe janë zhendosur për të jetuar në Zelandën e Re.

Herë pas here çifti i këngëtarëve i bëjnë dedikime njëri-tjetrit duke shprehur dashurinë që ndjejnë.

Megjithatë, Big Basta në një postim të fundit e ka treguar dashurinë për Vesën në një formë të pazakontë.

Këngëtari publikoi një foto me Vesën dhe shkroi se kanë shumë vite në krah të njëri-tjetrit.

Ndërsa mes batutave shkroi në përshkrimin e imazhit: “Me të njëjtën fytyrë në krah gjithë këto vite, njësoj si të kesh makarona përditë, të bën dëm… ka ardhur momenti ta ndërroj ❤️.”

    

    

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura