“Njësh me hallet e tyre”, Stresi bën apel: Dërgojini ndihmat me dorën tuaj…

Nov 29, 2019 | 17:33
SHPËRNDAJE

Reperi i njohur Stresi duket se ka vendosur të jetë afër të dëmtuarve nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin. Ai ka publikuar disa video në ‘Instagram’ nga ku shihet se ndodhet në fshatin Bubq e Mazhë.

Stresi iu bën thirrje të gjithëve që të dërgojnë çadra në këto fshatra sepse njerëzit aty nuk kanë ku të flenë e ku të fusin kokën.

<script>

Ai iu bën thirrje gjithashtu edhe të tjerëve që të mos ia dorëzojnë ndihmat të tjerëve, por t’i dorëzojnë me dorën e tyre sepse ato po vidhen barbarisht.

“Apel vemendje attention kjo video flet vet dhe sot po nisemi ne cdo vend … Bashkohuni me ne vullnetarisht dhe jepeni kete lajm kujdo qe te del perpara . Organizohuni grupe grupe dergojini vet ndimat me doren tuaj mos I dergoni neper magazina se po vidhen barbarisht”, shprehet reperi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura