Njerku deklaroi se kishte humbur në Pogradec, gjendet 12-vjeçarja gjermane

Aug 12, 2018 | 17:20
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Eshte gjendur vajza gjermane e cila kerkohej dje nga policia e Pogradecit pas alarmit qe ngriti njerku i saj.

12 vjeçarja tashme eshte kthyer prane familjes se saj, ndersa po merret ne pyetje nga policia per sqarimin e zhdukjes.

Vajza gjermane zhduket në Pogradec, njerku kërkon ndihmë për ta gjetur

Një vajzë e mitur gjermane e cila po pushonte ne Pogradec me familjen rezulton e zhdukur prej ditës së djeshme. 12 vjeçarja thuhet se është parë për herë të fundit rreth orës 15:00, të së shtunës (11 gusht) në lagjen nr 1 Pogradec, në zonën e plazhit publik. Denoncimi ne polici është bërë nga njerku i saj.

vajze_gjermane

“Më datë 12.08.2018, në Komisariatin e Policisë Pogradec, është paraqitur shtetasi V.F, 37 vjeç, banues në Pogradec, i cili  ka bërë kallëzim se më datë 11.08.2018, rreth orës 15:00, në lagjen nr 1 Pogradec, në zonën e plazhit publik, ku familja e tij po pushonte i është larguar vajza e bashkëshortes së tij shtetasja Florentina Meyer, 12 vjeçe, banuese në Gjermani.

Policia kërkon ndihmë për të gjetur vajzën e cila është e gjatë 155 cm, flokët ngjyrë të çelur, sytë bojëqielli.

Në momentin e largimit ajo ka qenë e veshur me një bluze ngjyrë gri, atlete ngjyrë të zeza, me mbishkrimin “Adidas”, si edhe një palë pantallona të shkurtra me lara. Vajza zotëron vetëm gjuhën gjermane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura