Njeriu më i urryer i futbollit gjerman: Kam gati vaksinën kundër Koronavirusit

Mar 17, 2020 | 20:35
SHPËRNDAJE

Njeriu më i urryer i futbollit gjerman, ka zbuluar lajmin se kompania e tij farmaceutike ka arritur të krijojë vaksinën që lufton Koronavirusin. Presidenti i Hofenhaimit, Ditmar Hop, i cili është një figurë e urryer mes tifozerisë tradicionale të Bundesligës, për shkak se i lejohet të investojë pa limit në klubin e tij, beson se kompania e tij e prodhimit të barnave “CureVac” ka arritur të zbulojë vaksinën kundër Covid-19.

rummenigge-hoppcropped_vm6q8eb7nuub1b4th5m5rjs1r

Kompania me bazë në Tubingen po zhvillon kërkime për gjetjen e vaksinës që lufton epideminë që ka shkaktuar me mijëra viktima deri në këto momente në botë.

“Mendoj se vaksina jonë e re kundër Koronavirusit duhet të jetë gati në vjeshtë, në kohë për valën e ardhshme të mundshme të infektimeve. Janë kryer testet e para të saj te kafshët dhe më pas te njerëzit. Data e lëshimit të saj në varet nga Instituti Kombëtar Gjerman i Vaksinave ‘Pol Ehrliq’”, tha 79-vjeçari i cili pak javë më parë u shndërrua në shënjestrën e tifozëve të Bajernit të cilët shpalosën banderola kundër tij me fjalët e rënda: “Ditmar Hop, bir k…” Ndeshja Hofenhaim-Bajern u ndërpre dy herë.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura