“Njeriu i Tahirit përgjegjës për vjedhjen e BSH-së dhe grabitjen në Rinas”

Jul 18, 2016 | 23:52
SHPËRNDAJE

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim në Facebook ku shprehet se, si në vjedhjen e Bankës së Shqipërisë ashtu edhe në grabitjen e ndodhur në Rinas të parave të bankave të nivelit të dytë është përfshirë një person i afërt i ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.Saimir-Tahiri_2

Berisha shkruan se, Tahiri emëroi Eduard Sinanin si përgjegjës turni i kontrollorëve në komisariatin e Rinasit. Kurse në vitet 2008-2014 ishte Drejtor i Sigurimit në Bankën e Shqipërisë.

Statusi i Berishës:

Oficeri dixhital informon:

Saje qorri dergoi ne Rinas ekspertin e madh te vjedhjeve bankare Eduard Sinani, ish drejtorin e sigurise se Bankes se Shqiperise ne kohen kur u vodhen aty 7 milione euro! sb

“Eduart Sinani, lindur me 08 /08 /1968 në Tiranë. Ka mbaruar juridikun me korespondencë.Ka punuar si shoqërues i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë nga viti 2004 deri 2008.

Në vitin 2008 emërohet Drejtor i Sigurimit në Bankën e Shqipërisë deri në vitin 2014 ku në gusht të këtij viti shkarkohet pas skandalit të vjedhjes së thesarit në Bankë. Aktualisht është me detyrë përgjegjës turni i kontrollorëve në komisariatin e Rinasit prej afër 8 muajsh.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura