Njëri plumb në nofull, tjetri në shtyllë kurrizore. Ç’po ndodh me dy të plagosurit në makinën e prokurorit. Hetuesit nuk marrin dot dëshmi sepse…

Nov 2, 2019 | 9:07
SHPËRNDAJE

muharremi-dhe-mitri

Në makinën që u bë shoshë nga plumbat te mbikalimi i Shkozetit në Durrës, ndodhej edhe një person që nuk është emër i panjohur për Policinë e Shtetit. I skeduar disa herë për ngjarje të rënda kriminale, pjesa më e madhe e të cilave nuk i është provuar, Aleksandër Laho, emri me të cilin njihej së fundmi, ishte mik i prokurorit të Durrësit.

Ai, po ashtu, mbeti i plagosur me një plumb në nofull, gjatë atentatit që ndodhi pasditen e djeshme. Njihet si “i forti” i Shijakut, por “bëmat” e tij duket se kanë një rreze më të gjerë se brenda hapësirës së 4 rrugëve të vendlindjes së tij. Të gjithë e thërrasin me pseudonimin “Rrumi”, ndërsa Policia thotë se ai e ka ndryshuar emrin të paktën dy herë. Fillimisht quhej Pëllumb Muharremi, më pas Landi Muharremi, emër i cili është shënuar shpesh në regjistrat e Policisë së Durrësit, por edhe të Tiranës. Ndërsa së fundmi, 48- vjeçari e kishte ndryshuar sërish emrin dhe në dokumente figuron si Aleksandër Laho.

Për shkak se njëri nga plumbat e ka prekur në nofull, është e pamundur të flasë për hetuesit dhe mësohet se ai është duke u mbajtur në mbikëqyrje intensive nga bluzat e bardha.

landi-muharremi

Kurse Andi Maloku, shoferi i prokurorit Ndoj, është në gjendje kritike për jetën.

Mësohet se Malokun, një nga plumbat e ka prekur në shtyllën kurrizore dhe sipas mjekëve nëse do arrijë ti mbijetojë kësaj gjendje kritike mund të mbetet i paralizuar.

Prokurori i plagosur mbrëmjen e kaluar, që ka marrë dy plumba në trup, arriti t’i shpëtojë për mrekulli atentatit, që ai mohon të ketë qenë ai si objektiv.

09ee1356-8c28-410d-9f1b-21c86795be85

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura