“Njeri pa karakter dhe dinjitet”, degjeneron debati mes Derhemit dhe Laert Vasilit: Parazit, më qaheshe për një rol

Jun 21, 2018 | 12:55
SHPËRNDAJE

Në “KafeIN” sot ishte i ftuar aktori Laert Vasili për të diskutuar në lidhje me prishjen e Tatrit Kombëtar, një temë e cila ka shkaktuar shumë debate kohët e fundit, mes qeverisë aktuale dhe aktorëve.

Teksa jepte mendimin e tij pro prishjes se teatrit ndërhyn në telefonatë Arben Derhemi duke u përballur me Laertin.

82b7d333c7aaf47e88b5e1a6b44806c4_L

Ai u shpreh se nuk kishte fare pune me atë djalin aty, pra Laertin dhe tha se ai ka të tjera interesa që është pro prishjes së teatrit sepse më parë Laerti, sipas Arbenit, ka qenë kundër. Debati arriti kulmin kur Arbeni shprehet se i vjen turp për këtë situatë dhe me 6 kullat e 40 kate ndërsa teatrit vetëm 40 përqind dhe përparësi i jepet restoranteve dhe kafeve.

Arbeni shprehet gjithashtu se njerëzit që e quajnë teatrin kapanon, janë militante dhe njerëz pa karakter si ai që është në studio, por Laerti i’u kundër përgjigj duke i kujtuar një shfaqje të vitit 2008 me një regjisor grek i cili sipas Laertit donte t’i vinte kazmën gjithë produksionit dhe Derhemi doli kundër të gjithë aktorëve dhe përqafoi regjisorin në fjalë.

Në momentin që aktori Arben Derhemi ka shprehur se të gjitha partitë politike, duke përfshire edhe kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe presidentin Ilir Meta janë pro mos prishjes se Teatrit Kombëtar, Laert Vasili është revoltuar duke mos denjuar të përgjigjet dhe e quan Arbenin një parazit dhe i rikujton se në 2008 i është qare për një rrogë në Teatrin Kombëtar.

wegy

Replikat

Derhemi: Nuk kam fare punë me atë djalin që ke aty në studio. Ai është kapanon dhe militant. Është një njeri pa karakter dhe pa dinjitet.

Vasili: Nëse do më thoshit që do kisha parazitë në intervistë, unë nuk do isha. Ai djali është ai djali që erdhe dhe mu qave në vitin 2008, që s’po më japin rol në Teatrin Kombëtar. Ai djali ta ka dhënë punë në 2008-en dhe rol.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura