Njëri nga më të kërkuarit në botë për mashtrim me kriptovaluta arrestohet në Mal të Zi

Mar 23, 2023 | 18:37
SHPËRNDAJE

Do Kwon, njëri nga më të kërkuarit në botë është arrestuar në Podgoricë të enjten, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Filip Axhiç.

sss

“Policia malazeze arrestoi një person të dyshuar si një nga të arratisurit më të kërkuar, shtetasin koreano-jugor Do Kwon, bashkëthemelues dhe shefi i Terraform Laps me bazë në Singapor”, shkroi Axhiç.

“Ish-mbreti i kriptomonedhës, i cili qëndron pas humbjeve që tejkalojnë 40 miliardë dollarë, u ndalua në aeroportin e Podgoricës me dokumente të falsifikuara. Kërkohet nga Koreja e Jugut, SHBA dhe Singapori”, ka shkruar Axhiç.

Do Kwon ishte kërkuar nga Interpoli për rolin e tij në kolapsin prej 40 miliardë dollarësh të Terra Luna gjatë majit 2022.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura