Njëri më “Dick” se tjetri

Nov 13, 2020 | 9:30
SHPËRNDAJE

Luciano Boci

2017-08-06-08_47_14-Luciano-Boci-Windows-Photo-Viewer-e1557227672882

Nuk ishte hera e parë që Dick Marty trysnonte raporte të mbështetura në imagjinatë në Këshillin e Evropës. Para akuzave të ngritura për tregti organesh nga liderët e UÇK, ai kishte provuar të tërhiqte vëmendjen e opinionit me burgjet e CIA-s në Evropë, përkatësisht në Poloni dhe Rumani.

Sigurisht raporti i tij nuk ngjiti. Shumë kolegë të tij me takt e akuzuan si një person që ka qëllime të mira për të mbrojtur të drejtat e njeriut, por që konkluzionet nuk i mbështet mbi fakte e argumenta. Me qesëndi pohonin se Dick kërkon të jetë në qendër të vëmendjes. Më i spikaturi ndër kritikët e tij ishte miku i vet Michael Hancock, liberal demokrati britanik.

Hancock theksonte se ai është një kërkues të cilit i mungojnë burimet.
Por Dick-u si Dick, vazhdoi me të vetën dhe kapërceu në terrene më të favorshme për të dhe në vende e ngjarje më të diskutueshme, ku e pavërteta me pak mund, mund të shitej si interesante.

Akuzat e ngritura ndaj drejtuesve të UÇK-së të ndërtuara mbi bazën e imagjinatës, u mveshën me formulime artistike dhe përcaktime intriguese, siç ishte “Shtëpia e verdhë”.
Vetë Dick Marty, në punën e tij si prokuror, para se të hynte në politikë, siç e pohonte dhe vetë, nisej nga parimi sipas të cilit “një prokuror i mirë duhet të ketë pak nga imagjinata e kriminelit”.

Dhe kjo imagjinatë e tij e çoi një ditë të shtëpia e famshme që ekzistonte vetëm në projeksionet e tij, për të ngritur nga aty një fortunë që nuk ekzistonte. Pas raportit Dick-u origjinal, për shkak se u përball me argumenta e fakte, kaloi në heshtje. Gjë që nuk ndodhi më Dick-at e tjerë në Tiranë të cilët hynë në një garë se kush do të ishte më Dick se tjetri.

A thua se kishin zbuluar bazën e mbajtjes së pushtetit, ata implikuan me falsifikim, një emër të njohur të politikës, deputetin e ri të atëhershëm të Tiranës në 2005 dhe Kryetarin e ri të Bashkisë së Tiranës në 2011, zotin Basha, aktualisht kryetar i opozitës, duke ngritur akuza të shëmtuara, të shpifura dhe të shpikura.

Injektuan propagandë pa fund për një gjë që nuk ekzistonte dhe dështuan me sukses të dy herët. U desh kërkesa nga Haga për elitën e sotme politike të Kosovës, brenda një skenari të çuditshëm, që Dick-at e qeverisë së Tiranës të ringjalleshin dhe një herë dhe t’i riktheheshin propagandës shpifëse ndaj të njëjtit person që i kishte sfiduar me pastërtinë e tij.

Arsyeja është e njëjtë: frika për humbjen pushtetit që ia rrezikon i njëjti njeri që ia mori në 2005 dhe 2011.

Dick-u në krye të vendit, i ka shpallur garë dhe Dick-ut origjinal, duke u shfaqur akoma më shumë Dick. Madje nuk pyet fare se, duke risjellë në ligjërimin e sotëm politik togfjalëshin imagjinar që vetë Haga e ka rrëzuar, “Shtëpia e verdhë”, dëmton rëndë dhe kauzën e mikut të tij të ngushtë dhe njëkohësisht njollos kauzën e një kombi.

E kështu shërbimi ndaj sivëllaut të tij serb, përshfaqet i plotë. Dhe firmosja me Vuçiç ditën që Haga artikulonte akuzën ndaj drejtuesve të UÇK-së, nuk ngjan të jetë një rastësi.
E kjo nuk është më çudi për askënd.

Sepse Dick-u këtu, ngjashmërisht me Dick- un atje, ka pothuaj të njëjtin parim pune.
Sipas tij “një Kryeministër i mirë, jo vetëm duhet të ketë pak nga imagjinata e një krimineli, por mbi të gjitha duhet të sillet si kriminel”.

Dhe si i tillë, gjë që e ka dëshmuar rëndom, ai nuk heziton të fabrikojë kriminalisht, falsifikime se e si të mbajë gjallë të vdekurën “Shtëpi të verdhë”, me ëndrrën e verbër se kjo do mund t’i sjellë pak frymë pushtetit të tij të kalbur e të degjeneruar dhe patriotikisht.

Përgjigjen e saktë e mori mbrëmë nga vetë Basha në dritaren e tij të preferuar.
Njeriu që rehabilitoi imazhin e Serbisë e i nguli thikën pas shpine Kosovës, po mundohet me mentalitetin prej Dick-u, të heqë çdo vëmendje për dështimet e tij spektakolare dhe për shit-blerjet e interesave kombëtare nga ajri, deti e toka.

Dick-u Ramë që çoi dhe Kurbanin në Serbi, me simbolikën e hidhur që transmeton, nuk fal asgjë për pushtetin e tij. Shet këdo e bën çfarëdo duke ia kaluar çdo Dick-u tjetër.
Për të “Qëllimi justifikon krimin”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura