Njëri kapet me kallash, tjetri për plagosje. Kush janë dy të arrestuarit në Vlorë. Emrat

Sep 12, 2018 | 11:58
SHPËRNDAJE

Dy persona janë arrestuar gjatë orëve të funti një Vlorë: Njeri u kap me armë zjarri pa leje, ndërsa tjetri është vënë në pranga për një plagosje të ndodhur më 10 shtator.

Operacioni “MIDNIGHT” (Mesnata)

Edison Rexho, 36 vjeç, u arrestua për armëmbajtje po leje.

Policia njoftoi se: Në kuadër të planit të masave për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Seksioni për Krimet pranë Komisariatit të Policisë Vlorë ka bërë të mundur arrestimin e këtij shtetasi në lagjen “28 Nëntori” në rrugën pranë vendit të quajtur “Ish-Shtëpia e Oficerave”, ku në momentin e kapjes në flagrancë, Edison Rexho ka hedhur në tokë një armë zjarri tip Automatik model 56, të cilën e posedonte pa leje.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

– 1 armë zjarri automatik model 56,

– 1 krëhër i mbushur me 10 fishekë të kalibrit 7.62 mm, të cilin e mbante pa leje.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake, armëve shpërthyese dhe municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

WhatsApp Image 2018-09-12 at 11.45.26

Plagosja

Gentjan Nazaj, 41, banues në Orikum, është personi tjetër i arrestuar.

Policia njoftoi se ka bërë arrestimin e tij për arsye se më datë 10 shtator, ai është konfliktuar në ambientet e një restoranti në Orikum, duke qëlluar me mjete të forta shtetasin D.X., 43 vjeç, banues në Fier, për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura