“Njerëzit mendonin se isha e egër, por unë nuk dija si të flisja”, ylli i “Hollywood”-it zbulon sekretin e saj

Jan 13, 2021 | 22:50
SHPËRNDAJE

Zendaya Coleman arriti në një kohë të shkurtër famë të madhe në karrierën artistike, si në këngë, ashtu edhe në aktrim.

zendaya coleman (2)

Mirëpo artistja ka rrëfyer se në fillimet e saj nuk i ka pasur punët shumë mirë me personat e tjerë brenda industrisë, për shkak të karakterit të saj, shkruan “Mirror”.

zendaya coleman (8)

Zendaya është zgjedhur për kopertinën e muajit të ardhshëm të revistës “GQ”, në të cilën ka rrëfyer se shumë njerëz, të cilët nuk e njihnin, në fillim e mendonin si shumë të ftohtë dhe të egër.

zendaya coleman (3)

Ajo ka shpjeguar se gjatë jetës së saj ka pasur probleme me ankthin e ndrojtjen, ndaj kjo i ka ndikuar shumë në karakter.

zendaya coleman (7)

Me familjen dhe miqtë e mi mund të flisja pa pushim për çdo temë pa asnjë arsye. Por kur vinte puna tek bisedat me të huajt kisha gjithmonë probleme.

zendaya coleman (4)

Në këtë industri mu desh të mësoja se si të flisja, sepse njerëzit mund të mendonin se isha e ftohtë, por unë nuk dija vërtetë si të nisja një bisedë”,- ka treguar aktorja.

zendaya coleman (6)

Ajo ka rikujtuar edhe një moment me stilisten e saj, që i ka vënë në dukje këtë gjë.

Më kujtohet se një herë stilistja ime më tha: ‘Ti dukesh shumë e ftohtë. Njerëzit mendojnë se je e egër, sepse nuk flet’, kur unë në të vërtetë isha shumë nervoze”,- është shprehur Zendaya.

zendaya coleman (5)

Ajo ka treguar se pikërisht për këtë shkak prindërit e kanë çuar tek një terapist për t’u ndjerë më e lirë kur ndodhej përballë njerëzve të panjohur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura