“Njerëzit e kanë kuptuar”- Lulzim Basha nxjerr zbuluar Sali Berishën: Edhe kur kemi qenë në pushtet, ai me një grusht njerëzish ishin gati t’i nxirrnin sytë çdo demokrati për karriget e tyre

Jan 22, 2022 | 13:22
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka denoncuar ish-kryeministrin Sali Berisha, se kur ka qenë në pushtet, së bashku me një grusht njerëzish “ishin gati t’i nxirrnin sytë çdo demokrati të ndershëm për karriget e tyre”.

Basha akuzoi Berishën se këtë që po bën sot me PD-në për interesin e tij personal, e ka bërë edhe kur ka qenë në pushtet 10 vjet më parë.

“Për pushtetin e tyre personal të cilin gjithmonë e ka ndërtuar mbi sakrificën e demokratëve të ndershëm duke marrë e duke menduar çfarë të marrin kur çdo demokrat i ndershëm mendon çfarë të japi për këtë vend. Njerëzit e kanë kuptuar këtë”, tha Basha nga një takim me strukturat drejtuese të degës 8 të PD në Tiranë.

“Shikoni se çfarë ndodhi brenda shtëpisë tonë. Ashtu siç ju thashë në fillim, e gjitha gjoja filloi për arsye parimore por paska qenë për hallin e një njeriu. Sali Berisha filloi një lëvizje të tërë vetëm për hallin e tij personal. Dhe përfundoi ashtu siçju thashë, ishte gati t’i vinte, ai bashkë me një grusht njerëzish që për karrigen e tyre janë gati t’i vënë zjarrin shtëpisë së tyre e treguan se kjo nuk është një betejë as për demokracinë, as për demokratët, por për hallin personal të Sali Berishës dhe për karriget e tyre.

Jo sot, edhe dje, edhe para 5 vjetësh, edhe para 10-vjetësh, edhe kur kemi qenë në pushtet ishin gati t’i nxirrnin sytë çdo demokrati të ndershëm për karriget e tyre, për pushtetin e tyre personal të cilin gjithmonë e ka ndërtuar mbi sakrificën e demokratëve të ndershëm duke marrë e duke menduar çfarë të marrin kur çdo demokrat i ndershëm mendon çfarë të japi për këtë vend. Njerëzit e kanë kuptuar këtë”, tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura