“Njerëzit e bardhë janë të neveritshëm”, këngëtarja e famshme shokon me deklaratën raciste

Nov 8, 2018 | 14:58
SHPËRNDAJE

Teksa kanë kaluar dy javë që Sinead O’Connor deklaroi se ishte konvertuar nga e krishterë në myslimane, ka ardhur edhe reagimi i saj i parë që i ka shokuar të gjithë fansat.

sinead2

Këngëtarja e famshme ka bërë një postim në rrjetin social “Twitter” ku shkruan se “njerëzit e bardhë janë të neveritshëm”.

sinead

O’Connor, e cila pas konvertimit nga e krishterë në myslimane ka marrë emrin Shuhada’ Davitt, shkruan: “Me vjen tmerrësisht keq. Ajo çfarë unë dua të them është kaq raciste saqë nuk e kisha menduar kurrë se shpirti im mund ta ndjente ndonjëherë. Por me të vërtetë unë kurrë nuk dua të kaloj më kohën me njerëz të bardhë (nëse kjo është ajo që quhen jo-muslimanët). Jo për një çast apo arsye. Ata janë të neveritshëm”.

shuhada

Pas kësaj deklarate, këngëtarja e hitit “Nothing Compares 2 U”, është kritikuar nga komuniteti islamik, duke i kujtuar asaj se të gjithë janë njerëz dhe se profeti Muhamed ka thënë se asnjë racë apo kombësi nuk ka superioritet karshi tjetrës.

sinead1 sineadd sinead3

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura