“Njerëz të pazotë!”- Xhensila Pere thumbon publikisht moderatoren shqiptare së cilës i “vodhi” emisionin

Mar 1, 2021 | 8:58
SHPËRNDAJE

Pas largimit të Xhesi Mucajt nga emisioni “Dy Botë”, në vend të saj erdhi të moderonte Xhensila Pere.

xhesi mucaj xhensila pere (5)

Lidhur me këtë ngjarje, modelja ka hedhur dje një thumb publikisht për Xhesin.

xhesi mucaj xhensila pere (2)

Teksa ishte e ftuar në “ExPlus”, moderatorja u pyet se emisionin e kujt kishte marrë, mirëpo përgjigja e Xhensilës ishte e menjëhershme.

xhesi mucaj xhensila pere (1)

Unë nuk marr emisione, se nëse ka njerëz të pazotë që nuk dinë ta mbajnë nuk është faji im. Po më uroi patjetër, por kishte një formë shumë të çuditshme urimi, më hoqi nga folloëers-at.

Ky ishte urimi, megjithatë e përshëndesim Xhesin, i urojmë shtatzëni të mbarë! Me një çun ishallah, meqë e kemi fiksim ne shqiptarët çunat”,- tha Pere.

xhesi mucaj xhensila pere (4)

Ndërkohë, Xhesi zbuloi pak kohë më parë se është në prite të ëmbël. Me anë të një postimi në Instagram, ajo shfaqej me partnerin, teksa tregonte barkun e rrumbullakosur.

xhesi mucaj (8)

Moderatorja zbuloi edhe gjininë e fëmijës që do të sjellë në jetë: një djalë.

Aktualisht, ajo është në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura