Njëra nga motrat Kardashian ‘braktis’ reality-shown, çfarë rrezikon familja më pas?

Nov 8, 2019 | 13:34
SHPËRNDAJE

Me siguri të gjithë janë në dijeni të reality-show “Keeping up with the Kardashians”, i cili e bëri të famshëm këtë familje duke i sjellë gjithashtu përfitime të majme.

Por duket se fama e kësaj familjeje po pëson lëkundje. Prej muajsh po qarkullojnë thashetheme në media se Kurtney do të largohet për të kaluar kështu më shumë kohë me fëmijët e saj.

Lajmi më pas u konfirmua gjatë një interviste për “Entertantment Tonight” ku Kurtney tha:

“Unë thjesht vendosa të kaloj më shumë kohë si nënë dhe të drejtoj më shumë energjinë time atje. Nuk po them lamtumirë. Por unë mendoj se do të duhet të shihni më shumë në sezonin e ri, sezonin 18. Nuk po transmetohet akoma, por është duke u filmuar, tani, në këtë dhomë ”.

Kim dhe Khloe thanë se motra e tyre do t’ju mungojë shumë por ajo mund të kthehet në çdo moment nëse do të dëshirojë.

Fakti që Kurtney është një nga personazhet kryesore të “Keeping up with the Kardashians”, nuk dihet më nëse ky show do të mund të realizohet nëse nuk janë të gjitha vajzat e familjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura