“Një votë do ua jap unë meqë jeni minorancë”- Deputeti socialist: S’kam frikë nga hetimi për zgjedhjet se i ka certifikuar Tomor Alizoti ‘të pastra’. Viktima ishte…Ja si i përgjigjet Alibeaj

Oct 27, 2021 | 12:28
SHPËRNDAJE

Anëtari i mazhorancës në komisionin hetimor parlamentar për zgjedhjet e 25 prillit, Nasip Naço deklaroi sot se do të bashkonte votat me opozitën nëse do t’ja kërkonin, për çështjet e marrjes së provave për një deputet.

naco

Por kryetari demokrat i Komisionit Enkelejd Alibeaj, tha se të drejtën për të kërkuar prova “s’mund ta bazoj tek bujaria e zotit Naço’.

Ndërkohë, socialisti Nasip Naço citoi në këtë mbledhje një deklaratë të deputetit demokrat Tomor Alizoti në Kuvend, i cili ka qenë edhe drejtuesi politik i qarkut të Beratit.

Naço tha se për veten e tij nuk ka frikë nga hetimi i zgjedhjeve në këtë qark, pasi Alizoti sipas tij ‘i ka certifikuar të pastra’.

Nasip Naco: Për propozimin për sekretarin është e disata herë që zoti Gogu e ka kërkuar që në fillim dhe ju keni thënë që miratorjmë rregulloren.

Dakort jam e bëjmë se e ka ligji, do viheni pak në pozitë të vështIrë por vetëm pak nuk u rëndon mbi ato shkeLje që keni bërë.

Lexojmë ligjin cfarë thotë për vendimet e ndërmjetme. Po e zgjidhëm këtë ky komision do ecë mbarë ndryshe nga komisonet e tjera. Të gjithë komisonet e tjera kanë dështuar me sukses. Nëse doni të dështojë me sukses është e drejta juaj. Ne duam që të hetohet, e unë dua që të lexojmë nenin që flitet për vendimet e ndërmjetme, kaq e ka ligji.

Nëse cdo kërkese për hetim dhe marrje provash të një deputeti nuk do hidhet në votim, por kjo do kanalizohet nëpërmjet këtij neni, që do jetë vendim i ndërmjetëm.

Nëse do u duhet një votë meqë keni minorancën do ua jap unë në cdo rast që do kërkoni, por ju e keni bllokuar këtu se doni ta kanalizoni.

Sa i përket frikës për hetimin e zgjedhjeve personalisht nuk kam frikë për cfarë ka ndodhur në qarkun e Beratit sepse i ka qartësuar më së miri drejtuesi politik i juaji i cili në seancë ka deklaruar : “Faleminderit qytetarët e Beratit që u angazhuan dhe bënë një fushatë të pastër, atje u bë një fushatë e pastër” Tomor Alizoti datë 16.9.2021.

Unë besoj se drejtuesi politik juaji në qarkun e Beratit e ka garantuar dhe ka certifikuar, është e zgjidhur ajo punë edhe pse PS mori një mandat më shumë viktimat në këtë rast ishin ata që ikën.

Enkelejd Alibeaj: Mos bëjmë batare të kryeqëzuara.

Falemindrit që ofruat garancinë tuaj që vota juaj në rast se do ngecnim ne do ishte këndej që hetimit të vijohet e do ishte bujari e madhe politike, por e kam problem të madh që garancitë për të drejtën për të hetuar e marrë prova s’mund ta bazoj te bujaria e zotit Naço e as e zotit Alizoti me thënë të drejtën, por te ligji, kështu që frymën konstruktive e vlerësoj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura