Një vjetori i fatkeqësisë/ Veliaj në Ndroq: Ata që shtuan 4 vila gjatë tërmetit s’kanë të drejtë të japin mend

Nov 26, 2020 | 12:39
SHPËRNDAJE

Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u ndal sot në Ndroq, ku inspektoi punimet në lagjen e re që do të strehojë 74 familjet e prekura nga tërmeti në rrethinat e zonës.

erjon

Në 1-vjetorin e fatkeqësisë natyrore që goditi vendin, kryebashkiaku nuk kurseu kundërshtarët e tij politik, duke u shprehur se kur “Monika dhe Luli të japin shtëpinë e tyre të parë atëherë kanë të drejtën morale të japin mend”.

“Sigurisht që ka trollsa dhe kukuvajaka non stop. Nuk kemi çfarë ju bëjmë. Unë besoj që nuk ka të drejtë morale dikush të ankohet nëse për vete ka shtuar katër vila gjatë tërmetit. Edhe kur Monika dhe Luli të japin shtëpinë e tyre të parë atëherë do të fitojnë të drejtën morale të japin mend si bëhen këto punë. Por për sa kohë që janë të rrënuar moralisht do të duhet t’i injorojmë, të vazhdojmë përpara. Edhe besoj që puna në finale do të flasë më shumë se çdo fjalim përkujtimor në vitin e parë të tërmetit dhe vitet që do të vijnë”, u shpreh Veliaj nga Ndroqi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura