Një vit shkollë në SHBA pa pagesë? Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm: Si të aplikoni

Sep 18, 2018 | 9:18
SHPËRNDAJE

Per gjithe te interesuarit per nje vit shkolle pa pagese ne SHBA tani eshte mundesia. Ambasada amerikane njofton gjithe te interesuarit te aplikojne në programin YES.

“Perfitoni një bursë te plotë e cila i ofron nxënësve të shkollave të mesme në Shqipëri mundësinë për të jetuar me një familje amerikane dhe për të studiuar një vit në një shkollë të mesme amerikane”- thuhet ne njoftim.

Postimi i ambasades

Jeni gati të kaloni një vit në Shtetet e Bashkuara, të mësoni për kulturën amerikane dhe të ndani traditat tuaja me amerikanët? Aplikoni në programin tonë YES, një bursë e plotë e cila i ofron nxënësve të shkollave të mesme në Shqipëri mundësinë për të jetuar me një familje amerikane dhe për të studiuar një vit në një shkollë të mesme amerikane – pa pagesë! Ju mund të regjistroheni paraprakisht online për testimin në Tiranë në adresën: https://bit.ly/2x1FJ4B (Për testimin në Fier më 19 tetor nuk ka nevojë për regjistrim paraprak). Për më shumë informacion dhe detaje, ju lutemi të kontaktoni American Councils në adresën [email protected]

1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura