Një vit pas vdekjes, Eraldo Rexho publikon mesazhet prekëse me Adelën

Sep 20, 2018 | 22:44
SHPËRNDAJE

Po bëhet pothuajse një vit që nga vdekja vitin e kaluar më 29 tetor e ish-banores së famshme të Big Brother, Adelajda Xhamanit.

Vdekja e saj tronditi mbarë opinionin publik, kur ajo u gjet e pajetë në banesë pasi kishte kaluar arrest kardiak. Miku i ngushtë i 31-vjeçares, Eraldo Rexho, e kujton herë pas here Adelën me postime të shumta në profilin e tij në Instagram.

Së fundmi atë duket se e ka kapluar malli dhe i është futur bisedave të vjetra me mikeshën e tij. Njërin prej mesazheve prekës që Adela i kishte dërguar, Eraldo e ka publikuar në Instastory.

“O drita e jetës time dhe e shumë të tjerëve. Ja kështu, sic je vetë, një njeri i bukur, ashtu paç çdo ditë e natë të këtij viti. S’di ta them me fjalë sa shumë të dua.”- i kishte shkruar ajo.

“Gjithmonë zemra ime.”- ka shkruar Eraldo për Adelën në foton e publikuar./Xing/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura