Një vit pas tragjedisë, Evi Reçi kujton kështu shtatë personat e afërm që humbën jetën nën rrënoja nga tërmeti i 26 nëntorit

Nov 26, 2020 | 13:20
SHPËRNDAJE

Mes 51 viktimave nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit të vitit të kaluar ishin edhe shtatë persona të afërm të Evi Reçit.

evi reci (3)

Ajo foli e pikëlluar jo vetëm në rrjete sociale, por edhe në emisionin që drejton, ku ndër të tjera tha se ishte e detyruar të pranonte të papranueshmen.

Ajo humbi familjen e xhaxhait të saj, si dhe mikeshën e fëmijërisë, së bashku me të bijën dhe mamanë e saj.

evi reci (5)

Prandaj, sot ajo publikoi në Instastory një foto të tyre.

Më keni munguar shumë! Një vit pa ju!“,- shkroi ajo krahas postimit.

evi reci (4)

Ndërsa një vit më parë, kur plaga ishte ende e freskët, Evi tha:

Të pranosh të papranueshmen. Më ndodhi edhe mua. I ndodh kujtdo. Sa e çuditshme! Në momente të vështira dhe të dhimbshme, të rikthehen në mendje kujtimet më të bukura…

Ashtu mu kujtua dhe Kristi im, që kërcenim dhe këndonim bashkë, ashtu dhe Klausi që qante që s’e merrnim me vete se ishte i vogli e ne të “mëdhenjt”, ashtu dhe Axha Edi, që humori verior ishte në çdo fjalë të tij, ashtu edhe Dolora, që dedikoi jetën për familjen e saj.

Po ashtu më riktheu kujtimet dhe Diena, shoqja ime e fëmijërisë… dilnim, bënim thashetheme, ndanim sekretet.

Siç ishte në fillim dhe ‘sekreti’ për dashurinë tënde, për Dorin që më pas të pikturoi jetën me portretin e Esielës së vogël që t’u bë motivi i jetës. Ishit të hjithë bashkë.

Një pse e madhe, një boshllëk i madh, nga një tërmet i madh. Zemrën e kam plagë!

Një faleminderit për të gjithë ju që më keni shkruar dhe më këni qëndruar afër çdo moment me dashurinë dhe dashamirësinë tuaj. Zoti ju bekoftë”.

evi reci

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura