Një vit pas burgosjes së Ermal Hoxhës, Rezarta Shkurta publikisht në krah të vjehrrës Teuta Hoxha

Dec 27, 2015 | 15:40
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta ishte ajo që ka kuriozuar më shumë të pranishmit në eventin e prezantimit të koleksionit të veshjeve “Attitude”, të linjës së Bora Kokëdhimës.

Në këtë muaj festash ish-missi është shfaqur e veshur me një kostum në ngjyrat bezhë, shumë e kuruar në pamje dhe mjaft elegante në trup. Kjo është hera e parë që Rezarta shfaqet në një event të tillë festiv pas një viti, që ku bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha, u burgos në janar.

1589d411-5445-44da-8ebd-b1b2182bb4c6

Në këtë event mode ajo ishte bashkë me vjehrrën, Teuta Hoxha dhe kunatën, Holtën. Siç flitet, ajo tani kalon shumë kohë me familjen e Ermalit, sidomos me Teutën. Sa i takon marrëdhënies së saj me nënën e Ermalit, në biseda me miqtë e konsideron miken më të mirë, dhe që nuk e ndan nga nëna e saj.

Ndërkaq nga fotot duken shumë pranë njëra-tjetrës si dy shoqe. Edhe Teuta, e veshur me këtë kostum të zi duket shumë në formë dhe nuk i tregon aspak vitet.Emri i saj u komentua në faqet e shtypit këtë verë me publikimin e librit të saj me titull “Enveri në kujtimet e mia”. Në faqet e librit Rezarta ishte përmendur me shumë dashuri e respekt nga Teuta, si një nga nuset e bukura të djemve të familjes Hoxha.

45539aa2-bd07-4747-aa5c-815af13fd71a copy

Marrëdhënia perfekte nuse-vjehërr tërhoqi vëmendjen edhe në dedikimet që Rezarta i bënte Teutës në Instagram pas publikimit të librit, duke iu drejtuar me fjalët “jam shumë me fat që të kam, je mikja ime më e mirë”. Këngëtarja tashmë po jeton me vajzën Hera.

Ajo festoi 30-vjetorin këtë vit pa praninë e burrit të saj, por ai i bëri një surprizë të bukur për ditëlindje, duke i dërguar një letër të ndjerë dashurie, ku i drejtohej me fjalët “E dashur, e shtrenjta Rezushi ime” dhe e përfundonte me fjalët “Të dua shumë! Ermali”. Letra bëri xhiron e rrjeteve sociale për fjalët prekëse, që një burrë i shkruante gruas së tij, në pamundësi për të qenë pranë saj në një përvjetor ditëlindjeje.

ba6dc148-018c-47ba-915d-9689e3a68755 copy

Që nga muaji janar, kur Ermali u burgos, Rezi e ka shprehur publikisht se është gjithmonë pranë tij, me dedikime nga më të bukurat në Instagram. Artistja prej një viti është tërhequr përkohë- sisht nga muzika, duke iu dedikuar vajzës së tyre Hera dhe biznesit të saj, studios së fotografisë “Hera Company”. Gjatë kësaj periudhe ajo e përjetësoi dashurinë për Ermalin me një tatu të personalizuar në pjesën e kërcirit, ku shkruante: “Ermal, always by your side…”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura