Një vit huazim tek Apolonia, ish-mbrojtësi i Shpresave merr OK-in e Mërgjyshit

Sep 9, 2019 | 17:21
SHPËRNDAJE

Fierakët kanë zhvilluar të 11- tën miqësore, këtë herë me Laçin, në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmës. Edhe pse ndaj një ekipi të Superligës, fierakët kanë dëshmuar rritje në lojë dhe kanë dominuar në pjesën dërrmuese të takimit. Apolonia e qarkulloi më dendur topin, krijoi volum më të madh loje dhe raste më të shumta.

Apolonia

Spikati mesfushori beratas, Sali Kumani, i cili këtë herë luajti titullar, por edhe Sharavolli, ndër më të mirët në fushë në ndeshjet e fundit. Gjithashtu, edhe sulmuesi Klejdis Branica po shkon drejt formës së tij më të mirë, duke spikatur me golat e tij. Veç golit të shënuar nga Branica, fierakët kanë goditur edhe traun e portës kurbinase me anë të Sharavollit dhe kanë humbur edhe mundësi të tjera shënimi.

Trajneri Artan Mërgjyshi është shprehur përgjithësisht i kënaqur me lojën e skuadrës së tij, duke evidentuar faktin se Apolonia po vjen në rritje. Megjithatë, ai mendon se ka ende vend për t’u korrigjuar deri në arritjen e nivelit të pretenduar. Kryeqytetasi i stolit bardhejeshil shprehet se Apolonia do të jetë gati për ta nisur me këmbën e mbarë sezonin e ri.

CEKA – Mbrojtësi i majtë, Irlian Ceka, ka marrë OK-in e trajnerit Mërgjyshi për të qenë pjesë e Apolonisë për këtë kampionat. 21-vjeçari, i cili vjet ishte pjesë e Laçit, vjen në formë huazimi tek Apolonia. Ceka është formuar si futbollist në akademinë e Romës e pastaj ka luajtur për moshat e Askolit, Lacios dhe Sambenedetezes, përpara se të nënshkruante sezonin e kaluar me kurbinasit.

irlian ceka kombetarja u 21

Gjithashtu, ka qenë edhe pjesë e formacionit të Shqipërisë U-21. Me ardhjen e tij dhe të ganezit Benet Ofori Ansu, rriten disi alternativat nëprapavijë, reparti më problematik për fierakët. Duket se këto do të jenë edhe prurjet e fundit tek Apolonia, pavarësisht se pretendohej për të huazuar edhe një sulmues dhe një mbrojtës tjetër, por që nuk është arritur dakordësia me klubet përkatëse.

Bujar Rama – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura