Një vit burg 30-vjeçares, mbyti dhe varrosi në oborr foshnjën pas lindjes. I dashuri, baba i 5 fëmijëve i mohoi atësinë

May 6, 2015 | 10:01
SHPËRNDAJE

GJykata e Krujës ka dënuar sot me 1 vit burg 30-vjeçaren që mbyti foshnjen pas lindjes dhe e varrosi në oborrin e shtëpisë. Vendimi është dhënë seancën e sotme në ngarkim të shtetases Eriona Sirika, banuese ne në fshatin Borizanë të Krujës. 

SHTEPIA E FAMILJES SIRIKA, KU NDODHI NGJARJA

Ngjarja ndodhi ne shtatorin e vitit te shkuar, kur i dashuri, baba i 5 femijeve i mohoi te rese atesine e foshnjes qe priste.  Foshnja u zbulua pas 48 orësh nga krimi rrëqethës, i varrosur në oborrin e shtëpisë së Eriona Sirikes. 

Vetë nëna e re ka treguar për fatin e foshnjës, i seksit mashkull, duke pranuar se e kreu aktin makabër pasi nuk kishte shpresë për martesë me të atin.

Në fakt, ajo ka pretenduar se i ati i fëmijës është një 44-vjeçar i martuar, baba i 5 fëmijëve nga Thumana, mik i familjes Sirika. “Kam 1 vit e gjysmë e lidhur me të”, ka treguar vajza në polici. Por, përballë mohimit të vazhdueshëm nga i dashuri F.D. ajo ka zgjedhur t’i marrë jetën fëmijës, të lindur në kushtet e shtëpisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura