Një vajzë “molla” e sherrit mes dy të rinjve, si nisi konflikti që përfundoi me plagosjen e 15-vjeçarit

Jan 24, 2023 | 19:43
SHPËRNDAJE

Sherri për një vajzë ishte shkaku i konfliktit mes dy të rinjve në Pogradec, ku njëri prej tyre u plagos me thikë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në Pogradec, ku dy të rinjtë janë konfliktuar fizikisht, më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e thikës.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për të gjetur thikën që është përdorur për të plagosur 15 vjeçarin, pasi autori e ka hedhur atë teksa është përpjekur të largohet nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i policise

Më datë 24.01.2023, rreth orës 18:15, në Spitalin e Pogradecit, ka shkuar për mjekim një 15-vjeçar, banues në Pogradec, i cili dyshohet që gjatë një konflikti fizik me shtetasin N. M., 17 vjeç, banues në Pogradec, është dëmtuar me mjet prerës.

Autori i dyshuar, shtetasi N. M, është kapur nga shërbimet e Policisë menjëherë pas ngjarjes dhe ndodhet i shoqëruar në ambientin e Komisariatit të Policisë Pogradec, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura