Një trofe prej 8.5 kilogramësh dhe të ardhura marramendëse nga biletat, njihuni me të veçantat e sfidës Itali-Argjentinë

Jun 1, 2022 | 16:01
SHPËRNDAJE

Superfinalja kontinentale rikthehet të luhet mbrëmjen e sotme në mitikun anglez, “Uembli”, dhe do të vërë përballë Italinë kampione Europe dhe Argjentinën kampione të Amerikës së Jugut. Edicioni i parë u zhvillua në vitin 1985, e cila pa fitues Francën përballë Uruguait, ndërkohë që të dytin e ngriti Argjentina në 1993-shin, por FIFA vendosi që ta rikthente këtë finale ndërkontinentale pas një kohe të gjatë, madje me marrëveshjen e parë mes konfederatave dhe sponsorëve deri në vitin 2028.

657577

Në Londër mbrëmjen e sotme do të shpaloset një trofe, i cili është i ndërtuar nga çelik i presuar dhe i larë me argjend, me një peshë totale prej 8.5 kilogramësh dhe një gjatësi prej 45 centimetrash. Trofeu ka ruajtur pamjen klasike të viteve ‘80 kur u krijua, por thjesht i janë kuruar disa detaje nën firmën e Valentina Losës.

Në stadiumin “Uembli” mbrëmjen e sotme përllogaritet një xhiro prej 20-25 milionë eurosh, të cilat do të vijnë nga 86 mijë biletat e shitura (kushtojnë nga 25 deri në 120 euro tribunat normale), plus konsumimi i pijeve dhe ushqimeve nga ana e tifozëve të pranishëm nga e gjithë bota.

Italia dhe Argjentina do të përballen sot mes tyre për të 16-ën herë në histori. Bilanci flet për 6 fitore “Axurre”, 4 të bardhekaltërve dhe 5 barazime, ndonëse argjentinasit mund të mburren me faktin se kanë fituar tri përballjet e fundit me italianët. Suksesi i fundit i Italisë është “prehistorik”, 3-1, në Zyrih më datë 10 qershor 1987.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura