Një transseksual për të na përfaqësuar në Eurosong? Sokol Marsi: Edona, zero mundësi

Aug 27, 2015 | 11:00
SHPËRNDAJE

Lajmi se transseksuali i parë nga Kosova, Edona James, do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian ka ngjallur reagime në rrjetet sociale. Edona, e cila pas ndryshimit të gjinisë po bën karrierë si modele në Gjermani, sapo ka publikuar këngën e saj të parë me titull “Lady”.

Edona James
Edona James

Në profilin e saj në Instagram, ka njoftuar ndjekësit se po përgatitet për Festivalin Europian 2016, pasi do të përfaqësojë Shqipërinë. Po sa e mundur është kjo, dhe a është Edona James një këngëtare duke gjykuar mbi realizimin e saj të parë? Për të na sqaruar më shumë mbi këtë temë, flet muzikanti dhe producenti Sokol Marsi.

Pas eksperiencës së fundit në Eurosong si tekstshkruesi i “I’m alive” të Elhaida Danit, Marsi flet se sa e mundur është që Shqipëria të ndjekë shembullin e Austrisë me Conchita-n.

Po flitet se transseksuali Edona James do të përfaqë- sojë Shqipërinë në Eurosong 2016? Sa i mundur është një përfaqësim i tillë?
Në Shqipëri fituesi del nga Festivali i RTSH-së dhe nuk paracaktohet, pasi kjo është procedura. Sa për mendimin tim personal, ka 0 për qind shanse në të gjitha drejtimet që Edona James të përfaqësojë Shqipërinë. Them se Edona,është një nga personat që i përhapin vetë në rrjetet sociale këto lajme për të tërhequr vëmendje. Do e konsideroja një gallatë të rrjeteve sociale.

Sokol Marsi
Sokol Marsi

Ajo ka lançuar madje dhe këngën me titull “Lady”, me të cilën mbështet femrat. Kishe kuriozitetin që ta dëgjoje këtë produksion sa i realizuar është?
E dëgjova për kuriozitet këngën “Lady”, por vetëm këngë nuk ishte. Dëgjova vetëm instrumentale dhe ofshama të Edonës. Me atë që dëgjova nuk ishte kënga e plotë, por edhe nëse do ishte kënga e plotë në elementët e saj, jam i bindur se nuk ka diçka më shumë se kjo që dëgjova. Them se e bën për “scoop” dhe “show”.

Për disa persona nuk ka qenë e pamundur të arrijnë atë që duan, ti je kundër këtij modeli për të përfaqë- suar Shqipërinë në Eurosong?
E di që ka shumë modele të tilla në treg, por unë jam kundër këtij modeli, dhe nuk mendoj se Shqipëria do të prezantohet ndonjëherë në Eurosong me të tilla scoop-e. Ndryshe e ka ndërtuar Shqipëria strategjinë e Eurosongut. Domethënë me këngëtarë të vërtetë dhe deri tani ka pasur rezultate pozitive. E di si është puna? Ndoshta ngatërrohen me Conchita-n dhe thonë u bë deti kos, por jo s’është kështu.

Edhe për Conchita-n pati kontestime ku fitoi Eurosongun. Ti e vlerëson si këngëtare?
Unë e njoha personalisht në Vjenë, dhe them se është vërtet këngëtare. Domethënë, përpos homoseksualitetit, ishte këngëtare. Edhe pse në pamje do e krahasoja me një burrë me fustan dhe vetulla të hequra, pra një pamje jo natyrale për t’u parë, e vlerë- soj si artiste. Për të tjerat as që më intereson prirja e kësaj kategorie në jetën e tyre, thjesht nuk më pëlqejnë deviacionet natyrale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura