Një transferim sekret “trazon ujërat” në tregun e sulmuesave në Europë

Jan 20, 2019 | 21:19
SHPËRNDAJE

Atletiko Madrid duket se ka arritur marrëveshjen me Moratën dhe ditën e premte, është firmosur kontrata mes të dyja palëve. Ende mungon një zyrtarizim nga Spanja, por mediat “Tiempo de Juego” dhe “Sport Mediaset”, e kanë konfirmuar dhe pritet në ditët në vazhdim të bëhet fakt i kryer dhe nga klubet.

atletico-madrid-players-celebrate-scoring-in-uefa-super-cup-1040x572

Detajet e ardhshme do të bëhen publike më vonë. Nga ajo që mësohet ka qenë një mision sekret ky mes Çelsit dhe Atletiko Madridit, që kanë marrëdhënie shumë të mira së bashku. Barcelona ishte në lojë për të nënshkruar me spanjollin, por në momentet e fundit lojtari ka firmosur me skuadrën e drejtuar nga Diego Simeone.

Kështu do të kemi një “efekt domino”, pasi Kaliniç do të largohet nga Atletiko. Higuain do të shkojë në Londër tek Çelsi, ndërsa Piontek do të bëhet pjesë e Milanit. Pra, kjo lëvizje do të “trazojë ujërat” e tregut të sulmuesave në Europë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura