Një tjetër zyrtar policie infektohet nga koronavirusi në Elbasan, edhe drejtuesi i policisë së qarkut futet në karantinë

Jul 13, 2020 | 23:21
SHPËRNDAJE

Një zyrtar i lartë policie është infektuar nga koronavirusi në qytetin e Elbasanit. 40 vjeçari është shefi i policimit në komunitet.

Si pasojë e këtij infektimi, është futur në karantinë për 14 ditë edhe drejtori i policisë së Qarkut, i cili në testin e parë ka rezultuar negativ.

Me këtë infektim, shkon në katër numri i zyrtarëve të lartë të policisë të infektuar në këtë qark, ndërsa më herët janë infektuar edhe shefi i qarkullimit rrugor dhe dy punonjës policie.

Vendi ynë regjistroi numër rekord të infektuarish gjatë 24 orëve të fundit me 117 persona të prekur.

Dita me rritje rekord, ja sa raste të reja kemi në 24 orët e fundit

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura