Një tjetër person shpallet i humbur në Shkodër, familjarët në ankth për 29-vjeçarin

Sep 12, 2018 | 22:03
SHPËRNDAJE

Një tjetër person është denoncuar i humbur në Shkodër, pas rastit të dajë e nip, të shapllur të humbur nga familjarët disa javë më parë.

Një ditë më parë, shtetasi N. D., 50 vjeç, banues në fshatin Naraç, Vau i Dejës, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa djali A. D., 29 vjeç, që më datën 10 shtator.

Policia njofton se po punohet për gjetjen e tij ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura