Një tjetër martesë e dështuar në moshën 91-vjeçare/ Jerry Hall i çon Rupert Murdoch letrat e divorcit pak pas dasmës së mbesës

Aug 7, 2022 | 18:12
SHPËRNDAJE

Dasma e mbesës së tij ishte një shans për Rupert Murdoch për të mos menduar mbi ndarjen e tij nga Jerry Hall.

_125584246_gettyimages-513701258

Por gjendja u përkeqësua për 91-vjeçarin pasi avokatët e Hall shfrytëzuan mundësinë për t’i dërguar atij dokumente ligjore në parkingun e makinave.

Sipas një dëshmitari, Murdoch ishte i rrethuar nga sigurimi i tij, por nuk reagoi përpara se t’i jepeshindokumentet.

“Ai dukej i tronditur”, tha një burim për “Daily Mail”.

Skenari i jashtëzakonshëm duket se kishte ardhur nga një episod i dramës televizive të suksesshme Succession, e cila flet për intrigat e një miliarderi të moshuar dhe familjes së tij që po luftojnë për të marrë kontrollin e dinastisë.

Fakti që Hall iu drejtua taktikave të tilla për të lëvizur procedurat e divorcit është ndoshta një tregues se sa e mërzitur është ajo nga trajtimi i saj. Raportet kanë pohuar se miliarderi Murdoch i dha fund martesës së tyre gjashtëvjeçare në një email drejtuar Hall, 66 vjeç.

Sipas mediave te huaja, ajo mbeti e ‘shkatërruar’ nga prishja martesore dhe se ajo beson se  Murdoch e kishte acaruar gjatë pandemisë kur e mbajti të izoluar për ta ndaluar atë të infektohej me Covid. Thuhet se kjo shkaktoi tensione me fëmijët e tij, të cilët dyshohet se nuk i besuan asaj dhe e akuzuan se nuk i lejonte ta shihnin.

Më 1 korrik, ish-modelja paraqiti kërkesën për divorc në Los Angeles, duke përmendur ‘dallimet e papajtueshme’ si arsye të divorcit. Thuhet se ata kanë nënshkruar një marrëveshje paramartesore, por avokatët e Hall pretendojnë se ajo nuk ishte “në dijeni të natyrës dhe shtrirjes së plotë të të gjitha pasurive dhe borxheve të Murdoch dhe do ta ndryshojë këtë kur informacioni të jetë konstatuar”.

Një ditë pasi  Hall paraqiti kërkesën për divorc, Murdoch u fotografua duke u shoqëruar me familjen jashtë kishës së Shën Marisë në Westwell, Oxfordshire, në dasmën e mbesës Charlotte dhe Luke Storey. Murdoch iu dorëzuan letrat e divorcit të hënën në mëngjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura