Një tjetër “humbje” për Alibeajn, jep dorëheqjen përfaqësuesi ligjor i grupit parlamentar të PD-së! Logu: Do vazhdoj të kontribuoj si…

Mar 31, 2023 | 21:23
SHPËRNDAJE

Përfaqësuesi ligjor i Grupit Parlamentar të PD-së, Marash Logu ka dhënë dorëheqjen nga ky post.

marashlogu

Këtë e ka bërë vetë të ditur përmes një postimi në rrjete sociale. Logu shkruan se do do të vijojë të kontribuojë në PD si profesionist i ligjit, duke qenë se është edhe anëtarë i kësaj force politike.

Postimi i Marash Logut:

Të dashur miq,

Kam paraqitur sot dorëheqjen nga funksioni i këshilltarit ligjor të Grupit Parlamentar të PD-së. Faleminderit lidershipit për besimin dhe secilit prej deputetëve demokratë për bashkëpunimin. Mirënjohës çdo demokrati për mbështetjen dhe dashamirësinë gjatë këtij rrugëtimi. Do të vazhdoj të mbetem anëtar i PD-së dhe të kontribuoj si profesionist i ligjit në familjen tonë politike

Duket se Marash Logu është një tjetër figurë që “distancohet” nga PD-ja e Enkelejd Alibeajt, por sërish mbetet anëtar i kësaj force politike. Kujtojmë se kryetar i grupit parlamentar të PD-së vijon të jetë Alibeaj.

Gjatë ditëve të fundit, shumë kandidatë për bashki dhe këshilltarë bashkiakë të regjistruar për zgjedhjet e 14 majit në logon e PD-së, janë tërhequr nga kandidimi.

Deri më tani, këto largime e kanë çuar PD-në e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj me pak kandidatë për bashkitë e vendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura