Një tjetër grua denoncon gjyqtarin Çobo: Edhe mua më provokoi

Jun 30, 2016 | 18:09
SHPËRNDAJE

Shyqyri Çobo, gjyqtari i Beratit, i cili u pezullua dje nga detyra pasi i kërkonte favore seksuale një gruaje që po ndahej nga burri, duket se e ka pasur zanat këtë punë.

1-344Një tjetër grua ka shkruar sot në Facebook dhe thotë se është provokuar nga gjyqtari.

Gruaja me incialet E.B ka shkruar në postimin e avokatit Sajmir Vishaj, i cili kishte postuar lajmin e djeshëm të gjyqtarit.

“S’ka nevoj per shume komente z.sajmir.Akuza kundrejt zoteris ne fjale eshtemese e vertet.Une jam nje nder ato gra apo nena qe zgjidhjen e marteses e ka gjykuar ky zoteri dhe ju e dini qe sjam e vetmja qe jam provokuar prej tij.Por hallet e problemet e mia me benin qe tja harroja”surratin” e tmendoja per me tej per jeten time…(ose ndoshta nuk gjeta kurajon te beja te njejten gje)”, shkruan gruaja.

gruaja tjeter e shyqyriut copy

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura