Një tjetër deputet i Partisë Socialiste nuk do të jetë pjesë e garës së 25 prillit

Mar 8, 2021 | 17:15
SHPËRNDAJE

Një tjetër deputet i Partisë Socialiste nuk do të jetë më në garën për t’u rizgjedhur.

rrr

Musa Ulqini, i cili u zgjodh deputet në vitin 2017 në zonën e Belshit.

Partia Socialiste nuk i ka përmbyllur listat e saj të kandidatëve për deputetë, ndërsa sonte është afati përfundimtar për dorëzimin e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se kryeministri Rama i ka kërkuar zt.Ulqini që të jetë në listë në një vend jo të sigurt, por ai ka refuzuar.

Më parë nga PS janë larguar ose nuk kanë pranuar të kandidojnë, Alfred Peza, Vasilika Hysi, Besnik Baraj dhe Eglantina Gjermeni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura