Një teatër i ri tek ish-magazinat

Jun 25, 2015 | 12:11
SHPËRNDAJE

Ndërsa Teatri Kombëtar vijon të punojë në të njëjtën ndërtesë, në ish-dopolavoron italiane, e cila nuk e fsheh dot rrënimin e vet dita-ditës, qeveria premton ngritjen e një qendre të re arti, nën emrin “Skena e re”, ku do të ketë edhe salla teatri. Kjo qendër do të ngrihet në një ish-magazinë të braktisur pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranën e Re. Aty mendohet se do të vendoset përkohë- sisht Teatri Kombëtar, deri në ndërtimin e një godine të re, në hapësirën ku ndodhet aktualisht. Por deri atëherë, do të duhet të kalojnë edhe ca kohë…

Pak ditë më parë, ka qenë Kryeministri Edi Rama, që ka postuar në faqen e tij në Facebook disa fotografi nga ambientet e jashtme dhe të brendshme të ish-magazinës, që do të kthehet në një qendër arti, e bri saj edhe projektin e ri. “Projekti i teatrit të ri që do të ndërtohet mbi një rrënojë, që prej çerekshekulli kalbet në zemër të Tiranës”, shkruan Rama. Përmes fotografive shquhet se mes linjave moderne, do të ruhet diçka edhe nga e shkuara e kësaj godine, që dikur ka shërbyer si një laborator eksperimental për drejtorinë e ujërave. E kthyer në një rrënojë, brenda së cilës ishin grumbulluar pirgje të mëdha plehrash, kryesisht orendi të vjetra zyrash, si trashëgimi e së shkuarës, deri vonë ka qenë në varësi të Ministrisë së Energjetikës. Me vendim të Këshillit të Ministrave, ajo i kaloi në varësi Ministrisë së Kulturës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura