Një shqiptar shpallet pikëshënuesi më i mirë i Eurobasket

Sep 20, 2016 | 11:37
SHPËRNDAJE

Kthimi i Kombëtares shqiptare të basketbollit në aktivitetet zyrtare kontinentale mund të cilësohet pozitiv, duke pasur parasysh se kuqezinjtë kanë përmbushur objektivat minimal që i kishin vënë vetes. Përveç fitores së së siguruar ndaj Sllovakisë, ajo që bie më shumë në sy është paraqitja e amerikanit të natyralizuar si shqiptar, Rashon Broadus.

Broadus 1

32-vjeçari, pas përfundimit të të gjitha ndeshjeve të eliminatoreve të Europianit, është shpallur edhe pikëshënuesi më i mirë i aktivitetit, me një mesatare prej 19,8 pikësh për ndeshje.

broadus 2

Ai luajti vetëm 5 takime me Shqipërinë, pasi u la pushim për ndeshjen e kthimit ndaj Malit të Zi, por edhe kaq i mjaftuan për të lenë shenjë dhe për të vërtetuar se Federata Shqiptare e Basketbollit kishte bërë lëvizjen e duhur duke afruar një lojtar të tillë.

broadus 3

Organizatori e mbylli aktivitetin edhe me një mesatare prej 2,6 asist për ndeshje, më të lartën në radhët e kuqezinjve, si dhe 2,8 vjedhje.

Renditja e tij si pikëshënuesi më i mirë i aktivitetit duhet cilësuar si një arritje për basketbollin shqiptar, në një turne ku kishte emra të njohur të cilët janë pjesë e NBA si Dragiç, Paçulia, Vuçeviç apo Mozgov apo dhjetëra basketbollistë që luajnë çdo vit në Euroligë.

broadus 4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura